Një zjarr masiv ka pëfshirë pyllin e Oroshit në zonën e Mirditës dhe si pasojë janë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje me pisha të reja. Deri në tani flitet për rreth 3 hektar pyje të djegur,
Zjarri i favorizuar edhe nga erërat mund të vërë në rrezik dhe banesat që ndodhen aty pranë.
Për shkak të situatës alarmante është kërkuar ndihma e ushtrisë dhe e një helikopteri, pasi terreni ku dhe ka rënë zjarri është tejet i vështirë për tu shuar nga toka.
Në zonë ka mbërritur edhe prefekti i Lezhës, teksa helikopteri ka nisur punën për shuarjen e zjarrit./java/a.k