Pas replikave dhe kundërreplikave, si dhe një prononcimi të vetë drejtorit të arsimit të Dibrës, se Lulzim Basha e ka kërcënuar përmes një telefonate, ka reaguar lideri i opozitës, duke thënë se tashmë është e qartë se është Kryeministri ai që qëndron prapa tentativave për të manipuluar votat në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër.
PD ka akuzuar Drini Gjecit se ai kërcënon mësuesit me pushim nga puna nëse nuk votojnë kandidatin e PS në zgjedhjet vendore, një akuzë të cilën e hodhi poshtë Ministria e Arsimit. Sakaq, në një prononcim për Neë 24 vetë drejtori Gjici tha se ai është kërcënuar me telefon nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Basha ka reaguar duke theksuar se asnjë tentativë për grabitje vote nga “horrat e Ramës” nuk do t;i trembë votuesit apo zhbëjë humbjen e të majtëve në Dibër.
“Ne vend qe te verifikonte e te mbante qendrim per krimin skandaloz te Drini Gjecit qe ju valevit mesuesve njoftimin e largimit nga puna, nese nuk votojne kandidatin e qeverise ne zgjedhjet e 11 shtatorit, Edi Rama mori sot ne mbrojtje horrin e tij qe menaxhon arsimin ne Diber.
Me kete akt, ai konfirmoi publikisht se qendron vete pas kesaj skeme te dhunimit te votes, te perdorimit te pushtetit per te grabitur vullnetin e lire, duke luajtur me buken e arsimtareve dhe femijeve te tyre.
Rama e legalizoi kete krim permes Luizes se tij te arsimit e cila prej 3 vitesh i ka kthyer drejtorite arsimore ne qendra korrupsioni ku paguhen mijera euro per nje vend pune dhe ne motele ku trafikohen mesueset e reja per kenaqesine e pushtave te rilindjes.
Shantazhi qe u behet mesuesve te Dibres do te marre pergjigjen e merituar. Kercenimet e horrave te Rames nuk do ta zhbejne dot vullnetin e dibraneve. I bej thirrje Prokurorise te nise menjehere hetimin per krimin zgjedhor te kercenimit per voten.
Ju bej thirrje arsimtareve dhe te gjithe te punesuarve te tjere ne Bashkine e Dibres te mos bien pre e presioneve dhe kercenimeve dhe i siguroj se cdo zuzar qe guxon ti shantazhoje do te perballet me ligjin.
Ndersa Edi Rama dhe shpura e horrave qe ka dislokuar ne Diber per te trembur dhe dhunuar dibranet duhet ta dijne se po luajne me zjarrin.
Zemerata e sovranit te dhunuar, vjedhur dhe poshteruar do te perveloje cdo rryshfet, cdo kercenim, cdo bandit e mercenar bashke me shefin e tyre.”- shkruan Basha./java/a.k