Tigri më i famshëm i Indisë, Machli ka ngordhur këtë të enjte në moshën 19-vjeçare.
Machli ishte i gjinise femer dhe njihej si Mbretëresha e Ranthambore. Ajo u përshkrua si një nga tigrat më të fotografuar në botë. Tigri kishte një shenjë dalluese në formën e peshkut në anën e majtë të fytyrës.
Me tigrin Machli ishin realizuar edhe shumë dokumentarë, por ajo që ka habitur të gjithë shikuesit ka qenë kur ajo luftonte me një krokodil.
Ajo ishte kthyer në një atraksion për turistët që vizitonin Parkun Kombëtar të Ranthambore.
Machli u gjet e pangrënë dhe e shtrirë në afërsi të parkut.
Një nga zyrtarët e parkut tha se u përpoqën për të siguruar jetën e saj, por ajo nuk mbijetoi. Ishte një vdekje e natyrshme, tha zyrtari.