Në pikën kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar rradhë të gjata të emigrantëve shqiptare, të cilët pas pushimeve në atdhe rikthehen në shtetin helen ku jetojnë e punojnë prej vitesh.
Sipas burimeve dhënë për Ora News nga kjo pikë kanë hyrë në shtetin shqiptar 3180 shtetas, ndërsa kanë dalë 4436 persona.
Emigrantët shqiptarë pohojnë se situata është e tillë dhe se problemi qëndron tek sportelet.
Në palën greke punonte vetëm një sportel në hyrje e dalje, ndërsa pala shqiptare punon me 5 sportele në ikje për në Greqi dhe një në ardhje për në vendin tonë.
Risi gjatë kësaj periudhe është edhe kalimi i të huajve, të cilët përdorin pikat kufitare shqiptare për kalimin në vendet e BE-së.
Përgjatë 24 orëve 692 shtetas të huaj kanë hyrë në kufirin shqiptar, ndërsa kanë dalë 1218 shtetas.
Edhe numri i automjeteve ka qenë i lartë, ku numërohen mbi 2000 mjete.