Tre ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë konfrontimeve midis separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak në Kiev.
“Herën e fundit që kemi konstatuar të shtëna të vazhdueshme si dhe përdorimin e artilerisë së rëndë daton një vit më parë”, deklaroi Olexandre Motouzianyk gjatë një konference shtypi duke njoftuar se tre ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit.
“Një ditë më parë, situata në zonën e operacionit anti-terrorist është përkeqësuar sërish. Rebelët kanë dyfishuar numrin e sulmeve kundër vendstrehimeve tona”, pohoi ai.
Presidenti ukrainas, Petro Porochenko konfirmoi sot përshkallëzimin e situatës në vend.