Pikat e zeza në fytyrën tuaj duken keq dhe shqetësojnë shumë femra. Madje, edhe grimi ndonjëherë nuk i mbulon ato. Pikat e zeza paraqiten në mungesë të vitaminave, ekspozimit në diell, disbalancës hormonale, shtatzënisë dhe disa faktorë të tjerë.
Janë disa metoda natyrale që ndihmojnë në eliminimin e tyre osë pakësimin e tyre dhe nuk kanë efekte anësore.
Lëngu i limonit
Limoni ka vitaminë C. Mjafton ta shtrydhni një limon dhe ta vendosni një pambuk në të dhe ti lyeni pikat e zeza. Më pas lani fytyrën si zakonisht. Përseriteni këtë procedurë për 14 ditë dhe do ti shihni rezultatet me kohën. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, shtoni edhe pak mjaltë.
Bajamet
Shtypni bajamet dhe krijoni qumësht prej tyre. Për të krijuar qumështin, duhet ti vendoseni bajamet në ujë dhe ti lëni të qëndrojnë dhe në mëngjes ti qëroni dhe ti futni në mikser duke i shtuar edhe ujë. Më pas hedhni edhe pak mjaltë dhe vendoseni në fytyrën tuaj. Lëreni të qëndrojë për 30 minta dhe më pas pastroni fytyrën.
Patatet
Patatet janë të pasura me përbërës që ndihmojnë në largimin e pikave të zeza. Duhet të qëroni patatet dhe ti preni ato, dhe ti vendosni në fytrë. Lëreni të qëndroj 30 minuta ashtu që lëkura të thith përbërësit e patates. Përdoreni këtë tretman së paku dy herë në javë.