Presidenti Bujar Nishani nuk i kursen asnjë herë ankesat dhe kritikat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama për çështje nga më të ndryshmet. Këtë radhë Presidenti Nishani është ankuar se sipas tij kryeministri Rama nuk e lejon të pushojë në vilat qeveritare.
Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, kreu i shtetit shprehet se Rama nuk e lejon që të pushojë në vilat qeveritare në Dhërmi, Vlorë, Pogradec dhe Dajt.
“Me vjen shumë zor të flas për një çështje të tillë që nuk i shërben asnjë prej atyre qindra halleve të përditshme që kanë shqiptarët.
Por duke e parë në aspektin e asaj që reflekton si mentalitet, si kulturë e një degradim të emancipimit shoqëror, padyshim që është tregues i një modeli qesharak që duhet mëshiruar”, ka thënë Nishani.
Nuk dihet sa i vërtetë është ky pretendim, por duket se mes Nishanit dhe mazhorancës do të ketë një tjetër betejë, këtë radhë se ku duhet të pushojë kreu i shtetit.