Një aksident tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në Rimini të Italisë i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Nga përplasja e një motori “Yamaha XMax” me një autoveturë “Volkswagen Passat”, mbeti i vdekur Klodian Muça, 37 vjeç.
Muça u përplas me motor në mesin e krahut të djathtë të makinës dhe nga përplasja atij i ka rënë dhe helmeta. Kjo ka bërë të rënia në tokë të ishte fatale për të. Doktorët që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë për ta mbajtur atë në jetë.
Nga hetimet paraprake rezulton se, faji i aksidentit është i shoferit të autoveturës. Kjo pasi ka bërë një kthesë të papritur majtas, në një kohë kur Muça po vinte drejt me motor.
Agosto nero sulle strade riminesi, a Bellaria… by PanoramaVideo