Nga Edmond Arizaj
Një qytet shumë të zakonshëm. Madje mediokër. I shqyer nga çdo anë. I arnuar në anë të tjera. I vjetëruar e i dalë boje në shumë vende. Madje ish-lagjja ime, Çolja, më në fund ishte ndarë nga pjesa tjetër e qytetit, po transformohej në geto. Shëtitorja buzë detit që e quajnë Lungomare, kishte marrë rrugë. Hedhja e betonit kishte përfunduar. Rëra (kumi) dhe zhavorri i imët mijëra vjeçar ishin zhdukur përfundimisht.
Kishte gojë të hapura nga dilnin tuba me lidhje elektrike që ndoshta ndonjë dite para zgjedhjeve të ardhshme do të ndricojnë. Të shëtisesh në lungomare? Unë e provova duke vrapuar, nuk ua këshilloj.
Janë disa kanale me ujëra të zeza dhe të bardha ndoshta, që derdhen në det. Një ere e rëndë, mbase e përforcuar edhe nga shiu. Pikërisht shiu duhet të ketë zbutur pak qarkullimin. Megjithatë gjth tek e fundit në Vlorë është bërë mirë me ngushtimin e rrugës.
Vlonjatet kanë hyrë në rresht dhe s’mund te parakalojnë si u do qejfi. Në fakt ne ankohemi kot per trafikun. Maksimumi vonojme nje ore, ja nje ore e gjysmë. Ka vende ne bote ku trafiku shkon nga 4 ore ne kater ditë, madje para dy javësh me ca të vdekur andej nga Azia…
Duke u kthyer në Vlorë, deri tek tuneli pra, qyteti nuk ka asnjë ndryshim nga gjithë qytetet e Shqipërise. Asnjë. Po të heqesh sot emigrantët e ardhur pranë familjeve, Vlora mbetet një guackë bosh, pa jetë. Kryeministri u mburr se është nga Vlora…në një të katërtën e tij, por rilindjen e nisi në Korcë. Vlorës për kryeqytetar i dha një kukull. Me vlonjatët veproi si çdo qeveri prej 1920, thjesht u rreh krahët… Nejse.
Nuk eshte se vlonjatet ndryshojne nga pjesa tjeter e popullsise persa i takon kujteses, vec kane ca fjale me shume, pa zarar ne pergjithesi. Qe ta mbyll; Vlora eshte nje superqytet, me potenciale te pafundme, te cilat vazhdojne e flene, apo shkaterrohen periodikisht nga vendasit, apo te ardhurit.
Une besoj se Vloren mund ta nxjerrin nga mediokriteti, nga ngjashmeria me qyetet e tjere gri, vetem vlonjatet. Sepse ata e duan me zemer qytetin e tyre, ne cdo skute te tij. Te tjeret, kushdo qofshin, ngado ta kene origjinen, vec sa i blejne bregun per dy jave, duke i bere edhe shurren…
Pse su zgjodhe ti kryetar bashkie se do e kishe bere Vloren si çolja
Mundohu te japesh nje dore se per te share eshte e lehte o grupi
Krye(k)…radiolog nuk duket ne qytet. Nuk eshte ne vlore. Nuk takon popull. Nuk sheh popull. Qente e propozuan, qente nga Athina. Dritan-i eshte Sterran-i. Do w bwje qytetin sic ju ngarkua ne Athine ta bej. Sterre
Po mire, ai tha atë që mendonte.
Ti ça mendimi ke?
Apo ske nevoj të mendosh se mendojnë të tjerët për ty?
Kur isha unë në qershor, pash se si ca puntor të rugës aty, duhet te ishin te bashkisë, derdhnin gjith llumin e punimeve në det. Diku aty me tutje ben plazh femijë. Lemerit e vlorës nuk i nxë dot kjo faqja, ai përmëndi disa, por sa të tjera ka….
mendimet jane te drejta. stili i shkrimit eshte gjith cepa dhe pa organizim.
me pak editim mund te kishe nxjerr shkrim me profesional. Ajo ”nejse” ma hoqi trurin ne fund paragraf
Ti duhet te jesh nje tip i keq , maskara dhe injorant, tamam shqiptar i keq qe i shikon me syrin e colarakut negativ gjerat. Vlora po ndryshon vrullshem per mire por normale qe ka dhe te meta te cilat nuk jane ato qe thua ti o idiot qe ndjen kenaqsi duke share me fjale te ndyra. Pse aty ku jeton ti nuk ka te meta ????????????