Trajneri Driton Kuka nuk ka pasur shumë kohë për të festuar fitoren e Majlinda Kelmendit.
Ai do të ketë punë menjëherë të hënën kur do të udhëheqë Nora Gjakovën.
Gjakova do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe nuk vlerësohet pa gjasa për medalje, ndonëse së fundi ka pasur telashe shëndetësore, shkruan Koha Ditore.
Nora njësoj si Majlinda në Rio po paraqitet falë normës së fituar.
Dy xhudistet janë të vetmet sportiste të Kosovës që kanë fituar normë olimpike për Kosovën. Nora në luftën e parë do të përballet me Yadinys Amaris të Kolumbisë.
Nora vjet fitoi medaljen e vetme për Kosovën në Lojëra Evropiane, referon Koha. (b.an)