Anija P 03 e Rojës Bregdetare shqiptare ka shpëtuar një mjet lundrimi luksoz, i cili për shkak të motit të keq ishte shkëputur nga bankina e Batonit në Himarë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes.
Po sipas MM-së, jahti “Capricorn” me flamur gjerman, pa njerëz në bord, lundronte në gjendje të lirë 1.5 milje larg Himarës.
Kapja e jahtit u bë në Porto Palermo, ndërsa rreth orës 03:00 iu dorëzua pronarit, austraikut Konrad Josef Woller.
BW/d.i.