Qeveria shqiptare ka prezantuar së fundmi në Komisionin Europian 17 reformat strukturore që vendi synon të realizojë në dy vitet në vijim.
Në themel të këtyre reformave qëndron infrastruktura dhe projektet që lidhen më të. Kështu liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë elektrike, diversifikimi i burimeve të energjisë, investimet e mëtejshme në Portin e Durrësin dhe një projekt fizibiliteti për autostradën Adriatiko-Joniane janë në themel të obligimeve që qeveria shqiptare synon ti realizoje deri më 2018.
Qeveria shqiptare angazhohet në të përmirësojë kuadrin ligjor dhe rregullator për rrjetet broadband me shpejtësi të lartë dhe të realizojë një zbatim efektiv të Strategjisë së Axhendës Dixhitale.
Në themel të reformave janë edhe konsolidimi dhe defragmentarizimi i tokës bujqësore, standardizimi i sektorit të turizmit dhe reduktimi i barrierave për biznesin.
Përmirësimi i cilësisë dhe mbulimi i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP-ve), duke siguruar lidhjet me tregun e punës dhe modernizimi i shërbimeve publike të punësimit, rritja e punësimit të grave, të rinjve dhe njerëzve vulnerabël, janë angazhime që qeveria i ka marrë para Brukselit, janë disa nga reformat e tjera..
Ja lista e 17 reformave
1-Liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë.
2- Diversifikimi i burimeve të energjisë.
3- Studimi i fizibilitetit për ndërtimin dhe përmirësimin e korridorit Adriatiko -Jonian
4- Përmirësimi dhe ndërtimi i infrastrukturës së Portit të Durrës.
5- Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator për rrjetet broadband me shpejtësi të lartë.
6 -Konsolidimi dhe defragmentarizimi i tokës bujqësore .
7- Standardizimi i Sektorit të Turizmit.
8- Reduktimi i barrierave për biznesin.
9 -Implementimi efektiv i Planit Kombëtar për uljen e nivelit të kredive të këqija në sistemin bankar.
10 -Zbatimi efektiv i Strategjisë së Axhendës Dixhitale.
11- Përmirësimi i kapaciteteve institucionale për kërkim shkencor dhe inovacion .
12- Lehtësimi i tregtisë nëpërmjet bashkëpunimit të thellë.
13- Zbatimi efektiv i ndryshimeve të fundit ligjore lidhur me nxitjen e investimeve të reja.
14 -Përmirësimi i cilësisë dhe mbulimi i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP-ve), duke siguruar lidhjet me tregun e punës .
15- Modernizimi i shërbimeve publike të punësimit, rritja e punësimit të grave, të rinjve dhe njerëzve vulnerabël.
16- Forcimi i mbrojtjes sociale dhe masat e përfshirjes sociale.
17- Hartimi dhe zbatimi i kurrikulave bazuar në aftësi dhe trajnimi i mësuesve.
Monitor/d.i.