Nga Rio de Janeiro Sokol Balla*
Kjo do jetë një ceremoni e veçantë në Maracana.
Kënga hapëse do të jetë e Luis Melodia. Titullohet Aquele Abraco, një këngë e 1968 e Gilberto Gil para se të arratisej nga Brazili për shkak të diktaturës ushtarake.
Më pas segmentet e spektaklit do të thurrin himn për “Gambiarrën” ose aftësinë e brazilianëve për të bërë gjëra të bukura nga asgjëja. Pastaj artit të bukur brazilian dhe në mënyrë të pashmangshme paqes në planet. Më pas samba braziliane në versionin veror, Samba de Verao.
Më pas nis numërimi mbrapsht, me jastëkë që do fryhen në mes të fushës dhe vullnetarët që i rrahin me duar duke krijuar efektin e daulleve “balucada”.
Më pas simboli i madh i gjelbert i paqes do ngrihet në mes të fushës. Por e kthyer përmbys. Duke thënë kështu simbolin e një peme. Brazili rikrijon simbolin e paqes: siç e thonë organizatorët në skenar, paqe me planetin Tokë.
Më pas muzika fine e himnit brazilian dhe parada e flamurit karioka, nga policia ambientaliste e Rios. Prezantimi i kreut të KON-it dhe presidentit ad interim të Brazilit (dy të mëparshmit janë në ndjekje penale për korrupsion) do bëhet në një podium të frymëzuar nga arkitekti Oscar Nimeyer, krenaria kombëtare, njeriu që krijoi një qytet nga fillmi, kryeqytetin Brazilia.
Pastaj sipas premtimit, dedikimi ndaj natyrës vazhdon me Pindoramën, kohën kur Brazili ishte vetëm i gjëlbërt përpara se ta mësynin europianët 500 vjet më parë. Një lojë dritash, projektimesh e ngjyrash marramendëse, krijime të artistëve nga e gjithë bota. Pasuar nga një segment shtatë minutësh nga kulturat e ndryshme që mbizotërojnë në atë që mund të quhet edhe subkontinenti brazilian. Që sipas antropologëve tashmë ka krijuar edhe një racë të re: brasilieros. Një perzierje mes indigjenëve, europianëve, arabëve dhe afrikanëve dhe orientit.
Dhe pikërisht këtij Metropolisi të ri i kushtohet edhe një pjesë. Metropolet e betonta, favelas, pasuria dhe varfëria bashkë, nën magjinë hyjnore të natyrës së Brazilit. Nën tingujt e muzikës së fofistikuar folk vendase.
Po ndërkohë për tre minuta bota do mbajë frymën. Mbretëresha e pashpallur e brazilit, modelja Giselle Bundschen do dalë edhe një herë – për herë të fundit para publikut, për një paradë. Duke ecur do lërë pas një gjurmë drite, një tjetër vizatim i Oscar Niemeyer. Muzika? Garota de Ipanema, vajza e Ipanemës. Veshja? Ajo e një stilisti lokal. Fama? E gjitha për atë: ubermodel, Giselle..
Parada e atletëve do jetë gjithashtu e vecantë. Ata për herë të parë do marrin pjesë në spektakël aktivisht. Duke hedhur farë e mbjellë pemë. 11 mijë pemët do krijojnë Parkun e Teodoros. Dhe 207 lloje të ndryshme, aq sa është numri i delegacioneve. Dhe në fund këto do krijojnë pesë rrathët olimpikë , edhe këta të gjelbër. Pesët rrathët nuk ndryshojnë.
Janë ato që shpiku Pierre de Coubertin, simboli i pesë kontinenteve të bashkuara në një.
Shijojeni! Aty do jemi edhe ne.
*Posaçërisht për JavaNews
Sokol,e paske gjetur vendin tend te pershtatshem:komentator sportive.Per tjeter gje,edhe vete po e shikon,se nuk ben.