Për ata që kanë pushuar në bregdetin e Vlorës nuk është habi që teksa janë duke notuar të ‘ndeshen’ me ndonjë delfinë.
Por këtë të mërkurë pushuesit janë terrorizuar pasi në breg ka dalë një delfin i ngordhur. Pushuesit janë bërë kureshtarë dhe disa prej tyre kanë sjellë foto dhe video në redaksinë e Express.
Mbetet për tu mësuar më tej se nga është shkaktuar ngordhja e delfinit, e nëse kemi të bëjmë më ndotje nga anijet të cilat derdhin mbetjet e karburantit në det.