Partia Socialiste ka reaguar sot për dekretin e Presidentit Bujar Nishani të një dite më parë, që cakton 11 shtatorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar bashkie të Peshkopisë, Qarkut Dibër.
Presidenca është përgjigjur, duke sqaruar se “ky institucion u njoftua zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese më 1 gusht për vendimin.
“Kodi Zgjedhor thotë qartë se data e zgjedhjeve caktohet jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 dite nga data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe se Presidenti i Republikës është i detyruar ta dekretoje datën brenda 48 orësh nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidentin zyrtarisht në të njëjtën datë me vendimin, pra me 1 gusht”.
Dekreti i Presidentit erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë kërkesën e ish-kryetarit Shukri Xhelili për rikthimin në detyrë.
Ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili, i cili ndodhet në arrest me burg, u shkarkuar nga kjo detyrë pas publikimit të një video-skandali seksual, ku u shfaq duke i kërkuar favore seksuale një 18-vjeçareje në këmbim të një vendi pune. Menjëherë pas publikimit të videos, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak.
D.i.