Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy persona për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Në vijim të një operacioni antidrogë, janë prangosur Lirim Hoxhaj, 46 vjeç, banues në fshatin Romës, Vlorë si dhe Xh.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit që është bërë në banesën e shtetasit Lirim Hoxha, Shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në këtë banesë një sasi me lëndë narkotike prej 800 gram të llojit Cannabis Sattiva.
Të dy të arrestuarit u kapën në banesë pasi rezultojnë të implikuar në këtë veprimtari kriminale duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Ndërkohë në Sarandë është arrestuar për kundërshtim ndaj punonjësve të policisë 19-vjeçari, Ferdinand Gavoci banues në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë në Ksamil, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i tre ishujve” pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, të cilit kishin ndërhyrë për neutralizimin e një konflikti, ku ishte i përfshirë edhe shtetasi Fredinand Gavoci.
Po në Sarandë është arrestuar për drejtim të mjetit pa leje 18 vjeçari me iniciale H.O., 18 vjeç, banues në fshatin Vrion, Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në lagjen nr.2 pranë hotelit “Lili” duke drejtuar mjetin motor tip “Dayang”, pa leje drejtimi përkatës.
shqiptarja.com/d.i.