Ergys Kolaveri, 25 vjeç, i ndihmuar nga Enea Ceka, 24 vjeç, ka tentuar dje të ekzekutojë me snajper Gazmir Dacin, i cili ndodhet në burgun e Vaqarrit i akuzuar për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë.
I njohur edhe si Elson Daçi, i riu në nëntor të vitit të kaluar vrau Valmir Kolaverin dhe plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.
Për këtë arsye, vëllai i vogël ka tentuar të hakmerret për vëllezërit e tij duke qëlluar me snajper ndërsa Daçi ndodhej në ambientet e ajrimit të burgut. Por 25-vjeçari ka gabua shenjë duke plagosur në këmbë një shtetas nga Kosova, i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ngjarja ndodhi në një lokal në Bathore, ku Daçi qëlloi me pistoletë ndaj dy vëllezërve.
Në dhjetor, policia arrestoi Daçin në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës pasi zbuluan vendndodhjen e të dyshuarit nga ndjekja e të dashurës së tij. Në momentin e arrestimit atij iu gjet nën jastëk pistoleta e krimit./panorama/a.k