Mijëra persona manifestuan sot në Gllasgou për të kërkuar zhvillimin e një referendumi të dytë mbi pavarësinë në Skoci, pas vendimit të britanikëve për t’u larguar nga BE-ja, sipas reporterëve në terren.
Nndërkohë që Britania e Madhe votoi në nivelin 52 për qind për të dalë nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit, 62 për qind e skocezëve votuan për të qëndruar, që ka risjellë në skenë mundësinë e një pavarësia të Skocisë.
Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon kishte deklaruar një ditë pas konsultimit të 23 qershorit se çështja e një referendumi të dytë mbi pavarësinë është “në tavolinë”, pas atij të humbur nga indipendetistët më 2014./a.m.