Jemi në një situatë kur, ata që kanë qenë të zgjedhur për të perfeksionuar sistemin politik në Shqipëri, e kanë shkatërruar atë.
Shteti shqiptar sot është i rrënuar ligjërisht. Ai është pronë e krimit.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë të njëjtën natyrën. Korrupsioni në rangje të larta të politikës nuk është fenomen i izoluar: ai domosdoshmërisht është partner me krimin e organizuar. Në momentet që vendoset ky partnership, për të garantuar paprekshmërinë, liderët e mëdhenj të politikës, prishin dhe intimidojnë të gjithë sistemin, sepse, ndryshe, e kanë të pamundur ekzistencën. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipërinë korruptive: krimi dhe korrupsioni, si një organizatë, kanë kapur të gjithë sistemin.
Sot në Shqipëri, të gjitha institucionet e pavarura, të ngritura për të garantuar ligjin dhe shtetin, janë të kapura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Politika e lartë e korruptuar ka zgjedhur elementët e vet në të gjitha institucionet e pavarura.
Tani dallohet qartë se të gjitha këta institucione kontrollohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Por, tani erdhi fundi.
Sigurisht që vetting- u i jep fund gjithçkaje, sepse FBI domosdoshmërisht i ka të gjitha dosjet e krimit shtetëror gjigant në Shqipëri.
Vetë shqiptarët e kishin krejt të pamundur ta bënin këtë pastrim radikal të së keqes në Shqipëri. Tani ai do të kryhet.
Fakti që amerikanët dhe gjermanët si politikë, ngulën këmbë që pastrimi radikal i pushtetit gjyqësor shqiptar, të drejtohej prej tyre, kupton se ata i kanë pasur të gjitha të dhënat. Të gjitha kërkesat e FBI – së amerikane janë dekonsipruar në prokurorinë shqiptare!!!
Shqiptarët më në fund, gjatë këtij muaji fitojnë të drejtën e tyre themelore: që shteti i tyre të mos drejtohet më nga krimi.
Në një betejë të gjatë, shteti më në fund po e fiton luftën me krimin. Shqipëria ka qenë në zgrip të shpërbërjes së saj, por, lufta për pavarësinë e Kosovës dhe bota shqiptare e madhe prezente në Ballkan, e detyruan politikën perëndomore të trajtojë me seriozitet pastrimin e Shqipërisë nga krimi, sepse shqiptarët në Ballkan, në funksion të politikës perëndimore, shihen sot si ingrédient kryesor në stabilitetin e tregut ballkanik dhe të vetë Ballkanit.
Kurrë mos iu shkojë mendja që Reforma në Drejtësi është një akt i thjeshtë risistemimi. Ajo është kurorëzimi me sukses i shkatërrimit të krimit të organizuar në rangjet e larta të politikës në Shqipëri. Thjeshtë: sot pushtetin ligjor e ka krimi i organizuar në Shqipëri, madje mendohet se ai ka hyrë deri në Bankën e Shqipërisë. Gjendja ka qenë dramatike për të ardhmen e Shqipërisë. Gushti do jete sërish betejë. Figurat e korruptuara sërish do flasin për “sovranitet” dhe për “kushtetutë”; por vetting-u është i sigurt tani.
11 gushti do të jetë pasuesi i suksesshëm i 21 korrikut që lamë pas. Për këtë jam i sigurt.