Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për grabitje me dhunë. Policia ka bërë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Olsi Dardha. Arrestimi i 36-vjeçarit u bë pasi pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin F. P., 30 vjeç, i ka vjedhur me dhunë një celular tip “Samsung”.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një thikë. Ndërkohë materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Shkodër për hetime të mëtejshme.
ma.me