Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër pasditen e së martës. Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve midis tyre.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Bularatit.
Të plagosur kanë mbetur dy burra dhe një grua, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur nga policia. Sipas burimeve një prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka nisur veprimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Parapraksiht bëhet me dije se shkak është bërë shpejtësia tepër e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.