In memoriam of my father Bujar KALOSHI.I dashur babi,Megjithese kane kaluar 20 vite qe nga dita kur dora kriminale qelloi mbi ty, dhimbja e humbjes tende mbetet nje plage e hapur ne shpirtin tim.I lindur ne nje nga kampet me famkeqe te komunizmit ne vitin 1956, mes kushteve me mizore dhe moralit njerezor ku shtypja dhe shfrytezimi i njeriut ndaj njeriut ishte cnjerezor, ti kurre nuk u mposhte dhe nuk u ndale ne rrugen tende drejt lirise se munguar, jo vetem per ne femijet dhe familjaret e tu, por per mbare popullin tend.Dashuria ndaj librit dhe diturise, optimizmi, humanizmi, korrektesia dhe mbi te gjitha etja per drejtesi dhe demokraci ishin boshti i personalitetit tend te pamposhtur.Deshira jote me e madhe ishte ti sherbesh kombit dhe popullit tend. Ti nuk lodheshe kurre ne luften e eger per vendosjen e demokracise dhe shtetin e se drejtes. Madje, thoje se “jap dhe jeten nese prej saj do te varej lumturia dhe e ardhmja e begate e vendit tim”.Fale guximit dhe endrres tende te madhe per liri dhe demokraci, rrugetimi yt filloi pikerisht aty, ne strukturat e PD-se se Lushnjes. Karakteri yt i forte dhe i pathyeshem, shpirti tolerant, mendimi ndryshe dhe mbi te gjitha etja per drejtesi me punen tende ne krye te Policise Financiare dhe me pas ne Drejtorine e Burgjeve hapen siparin e luftes kunder korrupsionit dhe per te mbrojtur interesat e kombit tend.Gjithashtu, ti nuk u ndale edhe ne mbeshtetje te shtreses tende, duke themeluar keshtu Shoqaten Antikomuniste, cka kishte si qellim kryesor te sajin integrimin e shtreses me te vuajtur ( ate te te Perndjekurve Politike) nga regjimi famkeq i komunizmit.Ishte pikerisht vendosmeria jote, shpirti reformator, ndershmeria, ideali etj. ato qe cenuan anti vlerat, te korruptuarit, njerezit e etur per pushtet dhe qe pushteti ju dukej si prone e tyre e qe kurresesi nuk mund te pajtoheshin dot me mendimin ndryshe.Ideali yt kalonte kufijte e dashurise tende per ne femijet e tu, aq sa thoje” jap dhe jeten per shtetin” Por, pavaresisht kesaj, emri yt mbetet ende ne hije dhe krimi mbetet ende i lire edhe sot pas 20 vitesh.Babi,Une sot dua te them qe endrra dhe deshira jote me e madhe per ndertimin e shtetit ligjor, ku te gjithe te perkulen perpara ligjit dhe askujt tjeter, u be realitet.Por le te shpresojme qe krimi nuk do te endet dhe per shume kohe i lire dhe se oret e drejtesise jane afer.U prehesh ne paqe i shtrenjti im!