Nëna Natyrë duket se ishte duke u ndjerë veçanërisht mirë kur krijoi oktapodët.
Me një numër qesharak të krahëve, aftësinë për t’u maskuar dhe për t’iu ikur grabitqarëve, kjo krijesë e detit është shumë inteligjente – aq shumë sa që kur mbahet në robëri, mund ta gjejë mënyrën për t’u arratisur.
Zoologu Martin Wells mendon se oktapodët janë aq shumë të ndryshëm nga format e tjera të jetës, sa që mund të jenë alienë, transmeton Gazeta Express.
Dhe tani një hulumtim i ri është duke tentuar që të dëshmojë se ai ka të drejtë. Shkencëtarët në Universitetin e Çikagos kanë mbledhur kodin gjenetik të oktapodëve për herë të parë, dhe gjetën se inteligjenca tek oktapodët evoluoi shumë më herët se tek krijesat e tjera – diku 230 milionë vite para të tjerave.
Studimi, i publikuar në Nature, zbuloi se gjenomi i oktapodëve është më i vogël se i njerëzve, por ka rreth 10,000 gjene më shumë.
Në veçanti, oktapodët kanë 10 herë më shumë gjene speciale të qelizave nervore sesa krijesat e tjera. “Ne kemi gjetur qindra gjene që nuk ndodhen tek kafshët e tjera… Në këtë rast, studimi ynë përshkruan për herë të parë një sekuencë gjenomi të një alieni”, tha Dr. Clifton Ragsdale, nga Universiteti i Çikagos.