Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” I Shqipërisë – “Red Bull Salzburg” të Austrisë që do të zhvillohet më datë 26.07.2016 në orën 20:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Sa me sipër, më datë 26.07.2016 ju bëjmë me dije se:
- Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të
- Nga ora 18:00 do të ndalohet qarkullimi I mjeteve nga “Kryqëzimi I Romëve” deri tek “Kryqëzimi I tapetave”
- Nga “Kryqëzimi I rrugës së tapetave” deri tek “Ish Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 222 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe nga FNSH-ja
Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
- a) sende të forta,
- b) shishe (të çfarëdolloji)
- c) fishekzjarre
- d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 18:30 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.
Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 26 Korrik lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!