Detyrë e klasës politike. Ky ishte komenti i dhënë nga deputeti demokrat Astrit Patozi pas gjetjes së konsensusit për drejtësinë. Ai tha më tej se tashmë nuk ka vend për triumfalizëm nga palët, por të ecet më tej me procesin.
“Nuk ka nevojë për triumfalizëm. Nuk besoj se ka vend që asnjëra palë të ketë triumfalizëm në këtë çast. Kemi bërë thjesht dhe vetëm detyrën tonë, atë që ndoshta duhet ta bënim prej shumë kohësh më përpara”, tha Patozi.