Një yll që gjendet 40 vite-dritë larg Tokës, është zbuluar më herët këtë vit dhe duket se rreth tij sillen tre planetë sa Toka në madhësi.
Tani, janë shtuar dilemat se dy nga këta planetë mund të jenë të banueshëm nga alienët.
Duke shikuar përmes Teleskopit Hubble, astronomët ishin në gjendje që të shohin se planetët janë shkëmbor, si i yni dhe rrethohen nga atmosfera kompakte, transmeton Gazeta Express.
Pasi zbuluan sistemin planetar, shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts ranë në përfundim se sipas madhësisë dhe temperaturës së planetëve, ata mund të jenë të përshtatshëm për jetë.