Alban Hoxha nuk u mjaftua me punën e zakonshme të portierit mbrëmë në Budapest, ku priti tri penallti që i dhuruan kualifikimin Partizanit. Ishte ai që hapi serinë e 11-metërshave, duke shënuar një gol fantastik, me gjuajtje të harkuar mbi portierin, “autorësinë” origjinale të të cilit e ka çeku Antonin Panenka më 1976, ndërsa në vitet që vijuan e kemi parë nga Targaj në Shqipëri e nga lojtarë kalibri si Totti e Pirlo në Evropë.
d.i.