Bashkimi Evropian ka shprehur mbrëmë vonë shqetësimin për ndryshimin e qëndrimit të Lulzim Bashës dhe PD ndaj Reformës në Drejtësi.
Në një deklaratë për shtyp, BE thotë: “Ne shpresojmë se marrëveshja e kryetarit Basha dhe PD që iu bë e ditur sot në formë zyrtare të shkruar komisionerit është ende e vlefshme. Kjo është çështje kredibiliteti personal dhe politik”.
Kjo përgjigje vjen pas sulmeve të Berishës dhe Bashës ndaj ambasadorit amerikan, duke tentuar të ndajnë qëndrimin amerikan nga ai evropian.