Ky me poshte eshte drafti fillestar i Aneksit te Kushtetutes,
Neni B “Operacioni Nderkombetar i Monitorimit”.
Eshte ai draft qe ne morrem nga Ambasada e SHBA ne Kuvend.
Shiheni vete.
Neni B
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit 72
1. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. Ky Operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Evropian.
2. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëshguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrave. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për
3. Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra:
a) jep rekomandime për Avokatin e Popullit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik;
b) paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojë që Komisioni ose Kolegjii Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet
shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit;
c) u jep Komisionerëve Publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim.
Në rast se Komisioneri Publik nuk i zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim duke dhënë arsyet e refuzimit.
ç) kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.
ma.me