Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, dhe deputetin Aqif Rakipi.
Takimi bëhet në prag të votimit të Reformës në Drejtësi të enjten.
Dje Rama shprehur sigurinë se Reforma do t’i marrë 94 votat e nevojshme për miratimin nga parlamenti.
Pas takimit me kryeministrin Idrizi konfirmoi për News24 se në fokus ishte pikërisht Reforma në Drejtësi, duke shprehur besimin në gjetjen e një kompromisi.
“Në fokus të takimit ishte Reforma në Drejtësi. Kam besim se do të arrijmë kompromisn për ta miratuar të enjten”, tha nënkryetari i parlamentit.
“Shpresoj se tre ekspertët negociues do ta gjejnë kompromisin e nevojshëm”.
d.i.