Momenti kur 50 mijë euro paguhen nga sekseri Petraq Dashi tek bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea, që rezulton të jetë dhe këshilltar i komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, është filmuar nga strukturat policore me urdhër të kryeprokurorit Llalla. Ka qënë një strukurë e grupit të vëzhgimit pranë policisë së Shtetit ajo që ka fotografimin dhe filmimin e personave që kanë kryer dhënien e parave.
Për të zgjidhur çështjen, ndërmjetësi ka ofruar t’i japë ai paratë për llogari të Ilia Çabirit dhe Eleni Litos, të cilët janë pala përfituese në proces gjyqësor. Për këtë çështje është ofruar edhe tokë, ku çifti Andrea do ishin pronarë në këmbim të vendimit gjyqësor në këmbim të vendimit, por ky propozim është refuzuar nga bashkëshorti i gjyqtares dhe vetë gjyqtarja Andrea.
shqiptarja.com/d.i.