Policia e Librazhdit ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për një 64-vjeçar i cili dhunohej psikologjikisht nga djali i tij 20-vjeçar. I moshuari vendosi t’i drejtohet policisë e cila i ka përcjellë materialet gjykatës për urdhër mbrojtjeje.
“Më datë 17.07.2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin R.Z, vjeç 67, banuese në Korçë, pasi dyshohet se djali R.G, vjeç 20, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.