Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme në Kamzë, ku një 55-vjeçar ka goditur me thikë në bark një 34-vjeçar i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Parisi” në Kamëz dhe e gjithë ngjarja ka nisur pas një konflikti të çastit.
Policia e kryeqytetit bën të ditur se, konflikti mes viktimës dhe autorit të krimit ka nisur për motive të dobëta rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar kur A.D 55-vjeç ka goditur me thikë në bark O.K 34-vjeç, i cili ndonëse është dërguar për mjekim në QSUT nuk ka mundur që tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës.
Policia ka identifikuar autorin e këtij krimi dhe e ka shpallur në këkrim atë.
Ja njoftimi për shtyp i policisë Tiranë
Më datë 17.07.2016, rreth orës 22:05, në rrugën “Parisi”, Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta është palgosur me thikë në bark shtetasin O. K., 34 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në S.Q.U. ku në orët e para të mëngjezit të ditës së sotme ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Kukës.
Shqiptarja.com/d.i.