Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ledioni me anë të një fotoje, ku duket teksa puth barkun e Sara Hoxhës.
“Te lumtur te tre ne”, shkruan Ledioni në Instagram, duke njoftuar se ai dhe Sara do të bëhen prindër.
Menjëherë pas publikimit të lajmit në llogarinë e Instagramit të Ledionit, kanë ardhur komente të ndryshme nga figura publike të cilët e kanë uruar.Kështu, Albana Osmani dhe Marina Vjollca janë ndër të parat që e kanë uruar çiftin në komente, ku shprehin edhe habinë e tyre për lajmin. Mesa duket Ledioni dhe Sara e kanë mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzanisë për miqtë e tyre dhe kanë zgjedhur që fillimisht ta ndajnë atë me publikun.