Kandidati republikan për president të SHBA’së, Donald Trump ka reaguar lidhur me vrasjen e tre policëve në Louisiana’s, duke bërë thirrje për lidership më të mirë dhe për “rend dhe ligj”.
“Jemi në zi për oficerët e vrarë sot në Baton Rouge. Sa zyrtarë policorë dhe njerëz duhet të vdesin për shkak të mungesës së lidershipit në vendin tonë. Ne kërkojmë rend dhe ligj”, ka shkruar Trump.