Mediat turke raportojnë për dy ushtarakët që cilësohen si përgjegjës të organizimit të grushtit të shtetit. Ata janë gjeneral lejtnant Metin Iyidil, komandant për Ushtrime Luftarake dhe Mbështetje i Forcave Tokësore dhe të Komandës së Doktrinës, si dhe ishkomandanti i i Forcave Ajrore të Turqisë, Akin Ozturk.
Sipas BBC ky i fundit në gusht të vitit 2015 kishte dalë në pension, por që vazhdonte të shërbente si anëtar i Këshillit Suprem të Ushtrisë.
Autoritetet turke kanë akuzuar direkt klerikun Fetullah Gylen si personin që ka orkestruar grushtin e shtetit. Deri më tani flitet për rreth 200 vetë të vdekur dhe mbi një mijë të plagosur./TeMa/a.k