Një person eshte plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri në Shkodër.
Policia njoftoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës “Oso Kuka”, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Sokol Palaj, 46-vjeç.
Behet me dije se Palaj është qëlluar me pistoletë nga një person tjetër, me të cilin po debatonte. Për pasojë 46-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke vrapuar.
Palaj është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa mësohet se plumbi i ka dëmtuar 46-vjeçarit kraharorin.
Nga hetimet ka dale se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit. (java / r.a)