Një baba dhe djali i tij, që po kalonin pushimet e ëndrrave në Rivierën Franceze, janë mes 84 viktimave të sulmit me kamion në qytetin francez të Nisës. Sean Copeland, 51 vjeç, dhe djali i tij, Brodie 11-vjeçar u vranë në sytë e pjesës tjetër të familjes.
Ata kishin udhëtuar nga Teksasi për në Nisë. Tre fëmijët e Sean thoshin se ai ishte një baba i mrekullueshëm. Familjarët thonë se kanë mbetur të shokuar.
ma.me