Heroi i Portugalisë në finalen e “Euro 2016”, Eder, ka zbuluar një pjesë shokuese të jetës së tij
Eder, i cili shënoi golin e vetëm në finale ndaj Francës, ka bërë të ditur se babai ia ka vrarë nënën kur ishte shumë i ri dhe se ai gjendet edhe më tej në një burg në Angli.
Eder ndër të tjera shtoi se babai ishte dënuar me 16 vite burgim për këtë vepër penale.
Por, edhe përkundër se ai ia ka vrarë nënën, Eder e viziton kohë pas kohe në burg.
“Babai im është në burg që nga koha kur unë isha 12 vjet. Ai është akuzuar për vrasjen e nënës sime. Ai u dënua me 16 vjet burg në Angli. Sa herë kam pasur mundësi, kam shkuar ta vizitojë”, u shpreh Eder.
“Vëllai im jeton në Portugali, njëra motër studion në Wolverhampton ndërsa tjetra jeton në Angli. Unë kam familje kudo, por jam rritur në një kolegj, që më ndihmoi të zhvillohem si futbollist”, shtoi portugezi, i cili u bë hero pas golit të triumfit që shënoi në Euro 2016, citohet Express. (b.an)