Andrea Memollari i mori jetën sportistes së njohur të Qitjes, Dhurata Prifti, nënë e dy fëmijëve në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.
Një aksident tragjik, i cili tronditi mbarë opinionin publik në vend.
Ditën e sotme, dhjetra qytetarë, kanë vendosur lule në vendin e aksidentit.
Vdekja e Dhurata Priftit, nënë e dy fëmijëve, përgjatë 48 orëve të fundit ka nxitur një debat të ashpër mbi përgjegjësinë e Policisë Rrugore në vend, infrastrukturën dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve.
Vendosja e luleve në vendin e aksidentit tragjik, ku humbi jetën nëna e dy fëmijëve të mitur, në njëfarë mënyre është dhe një revolt qytetare ndaj kësaj papërgjegjësie jo vetëm institucionale, por edhe një thirrje për “kujdes” ndaj drejtuesve të mjeteve. / opinion.al