Nga Flogert Muça
“Nje propozim i ri per PD: Shkruajeni vete si te doni reformen, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojme pa levizur asnje presje!”
Ishte ky propozimi i orës së fundit nga ana e kryeministrit për të mundësuar miratimin e reformës në drejtësi në 21 korrik. Për t’i thënë ndoshta Berishës, Mediut apo qoftë edhe Metës se edhe sikur të doja ai, nuk ka asnjë shans ta kapë dot drejtësinë. Sepse SHBA dhe BE nuk erdhën në 23 qershor të 2013-ës për herë të parë në Tiranë dhe padiskutim që Edi Rama për ta është kryeministri i radhës i Shqipërisë. Sepse SHBA dhe BE nuk është Donald Lu dhe Romana Vlahutin, por këta të fundit janë përfaqësues të një misioni ndërkombëtar që bëjnë ç’ju thonë standartet e një unioni dhe nuk j’ua fut dot as Rama, as Berisha, as Meta e lerë pastaj Basha.
Por, Berisha e ka gjetur zgjidhjen me ta, që në fakt është dukshëm konflikti i hapur, pra luftë me të gjithë. Sepse tek e fundit ai nuk ka se çfarë humbet. Ai nëse miratohet reforma (reformë reale jo të bëjë skanimin e atyre që ka emëruar vetë, Berisha), Berishën e presin ose gjyqe deri në perëndim të jetës, ose hekurat në momentin e parë. Nëse ju del hapur kundër, fundja do të provojë fatin politik dhe manovrat që dhe po nuk e nxorrën fitues, zgjasin periudhën e burgut.
Nga ana tjetër Rama sot bën një propozim që gjithësesi Berishën e çon po në të njëjtin drejtim. Pra edhe kjo rrugë Berishën e çon në përplasje, sepse është si drita e diellit e qartë se ai nuk ka se si të pranojë reformë në drejtësi, ku e di më mirë se secili prej nesh, se të gjitha rrugët e një reformë reale Berishën e kapitullojnë. Në të gjitha kuptimet.
Ai sot është i pafuqishëm dhe pse askush nuk e ka mendjen tek ai. Ai mendon se të gjithë ja kanë me të futur atij, kur në fakt ai mund të jetë pas reformës thjeshtë një fenomen që do luftohet institucionalisht. Sëmundja e tij që mendon se të gjithë merren me fatin e tij sikur mediat e politika s’ka gjëra më të bukura për të bërë e shijuar, është ajo që po e gërryen. Një gjë ama ai e ka të qartë. Që përpos vëmendjes që e ka humbur tërësisht dhe perceptimit skandaloz që ka ndaj tij, ai e di fort mirë që reforma, kushdo që ta shkruajë, në rast se merr OK nga ndërkombëtarët, atë e shkrin. Në të gjitha kuptimet.
Dhe jo vetëm atë, por atë &co. Bashën poashtu! Këtë, nuk është se e ka synim ndokush ndaj ndokujt, sepse siç e thamë LU, dhe Vlahutin në njëfarë mënyre nuk janë njerëz, por misione dhe institucione. Ama institucionet e pavarura që do të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe do e shohin “legjendarin” si një ish-pushtetar, sot qytetar i thjeshtë i cili duhet të japë llogari për ç’ka bërë.
Ai nuk e do këtë. Ai nuk i shpëton dot nëse votohet reformë me OK nga ndërkombëtarët.
Nëse të tjerë mendojnë si ai, atëherë kanë të njëjtin hall dhe do të kenë të njëjtin fat.
lexo.al