Nga Spartak Ngjela
E dërguara e Kancelares gjermane i tha dje Bashës në ligjëratë të drejtë: “Nëse nuk votohet Reforma në Parlament, të gjitha shpenzimet tona, si faturë, do të kërkojmë të paguhen nga Berisha dhe Basha”.
Një tallje e madhe dhe një goditje e rëndë për të dy “protagonistët me halle” të Shqipërisë. Nuk është hera e parë që hallet e pushtetarëve shqiptare t’i kenë paguar shqiptarët. Por këtë herë ndyshon: Saliu do kalojë në një kular pagesash dhe goditjesh, sepse nuk ka përballë spiunet e Sigurimit të Shtetit, por politikën e fortë amerikano-gjermane.
Shqiptarët e kanë me vete këtë politikë.
Të presim për të parë dhe sa të tjerë do paguajnë dëmshpërblimin gjerman.
Ata që e kanë mendjen në vend në PD le ta shpëtojnë dhe Sali ziun nga një “mandat i pritshëm ndërkombëtar”. Sanksioni amerikan vjen këto ditë, sigurisht. Plackitja e shqiptarëve dhe tallja e batakçinjve me shqiptarët, merr fund në 21 korrik.