Nga Përparim Kabo
Deri dje thoshe që kjo që propozohet është kapje e drejtësisë nga Rama, dhe se ti kishe kontakte me faktorë relevant në SHBA. Tani që emërimi i atyre që do të përzgjedhin në sistemin e drejtësisë do bëhet nga ndërkombëtarët respektivisht SHBA dhe Gjermania , na dole dhe the se ndërkombëtarët mund të jenë vëzhgues por jo vendimarrës, sepse ku do të kërkoj llogari qytetari shqiptar tek Kryeministri Finlandës apo te ai i Zvicrës.Fillimisht s’ke pse flet me nervozizëm dhe mos fyej askënd.
Po kush je ti që fyen kryeministrin e Finldanës dhe Zvicrës? Po ne ku ta gjejmë të jemi si ato vënde. Finlanda është kampion për mungesë korrupsioni ndërsa Zvicra është kampion në demokracinë direkte. Përtej kësaj tymnaje le ti shohim gjërat më qetë dhe më kthjellët. Ata që do zgjidhen në sistemin e drejtësisë në të tre komisionet për të cilin Ju jeni kundër, do zgjidhen sipas ligjit dhe kushtetutës shqiptare dhe mbi bazë kriteresh dhe standarti ndërkombëtar që të meritojmë sistemin e drejtëisë si demokraci e ligjit në një vend të NATO-s.
Nëse nuk bëhet kjo, duhet të kuptojmë që PS jo, ndërkombëtarët Jo, atëhere mbetet që ata të zgjidhin nga Ju personalisht dhe ata që janë rreth teje, sepse si forcë politike jo të gjithë janë më ty zoti Basha…Përfundimisht je i humbur! Një person me formimin minimal juridik nuk do fliste si ju.
Fundi juaj dhe i korrupsionit është afër…Ju mbetët nga ana e të humburëve, bashkë me të gjithë llumin që ka uzurpuar sistemin e drejtësisë e… që kanë rrjepur popullin dhe që Ju kanë mbushur xhepat juve. Sipas jush reforma qënka që të ndrojmë rregullat dhe të mbeten të njëjtët njerëz që nga ata te plepave deri tek ata te vilave dhe milionave te paligjëshme…! E kaluara nuk bëhet e ardhme Zoti Lulëzim Basha.
Perparim ( Lime ), te lexoj e te degjoj me shume kenaqesi ne spjegimin filozofik te artit, specialitet qe e mbulon shume mire. Kete rradhe pasi e lexova 2 here ( qe rralle me ndodh ta bej ) them se “ke dale huq”. Ne ate filofi qe kam bere ne shkolle me eshte dashur qe shpesh te rikujtoj teorine e njohjes ( gnoseology, epistomology, erkentisteorie) kjo teori me ke ndihmuar qe te gjthe elemente e problemit biologjik merren ne teresi e sejcila studiohet vecas. Aftesia per te kuptuar reciprocitetin midis tyre dhe per psoje ndikimin e studiuesit ne zgjidhen e problemit siguron suksesin. Kjo vlen edhe per jeten sociale e politike. Ka bindjen se ketu ke devijuar. Arsyet ?! Gjykoj qe shkenca nuk eshte pjese e ” politikes ditore” ( tagespolitik ) Shkenca ndikon ne arsyetime per nje politike afatgjate. Jam i sigurte qe keto rradhe i mer shume miqesisht. Edmondi