Nga mundësia për të shkuar në epërsi 2-0, Partizani e sheh rezultatin në barazim 1-1. Një top i gjatë nga gjysmëfusha hungareze kap të papërgatitur mbrojtjen, ndërkohë edhe portieri Hoxha del shumë nga porta. Sulmuesi i Ferencvaroshit gjuan në pozicion shumë të pjerrët, por Hoxha nuk është në gjendje ta ndalë dhe topi hyn në rrjetë pranë shtyllës së dytë.