Antoine Griezmann është shpallur lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.
Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann, është shpallur lojtari më i mirë i Euro 2016, pasi e përfundoi turneun me gjashtë gola e dy asistime.
Griezmann shkëlqeu gjatë gjithë Kampionatit, duke çuar Kombëtaren e tij në finale, ku humbën 1:0 nga Portugalia.
Përveç lojtarit më të mirë, Griezmann ka fituar edhe çmimin e golashënuesit më të mirë, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon. /a.m.