Policia ka lëshuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për një 38-vjeçare nga Kavaja e cila dhunohej psikologjikisht nga vjehrri i saj në mënyrë sistematike.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet S.K., e cila ndihej e kërcënuar nga vjehrri i saj 79-vjeçar me inicialet A.K.
“Më datë 10.07.2016, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtës së menjëhershme për shtetasen S.K, vjeç 38, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se vjehrri A.K, vjeç 79, banues në Kavajë, ushtron në mënyrë sistematike dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006< thuhet në njoftimin e policisë./a.m.