Një hetim i nisur në Itali për shpërdorimin e fondeve të partisë Liga e Veriut nga familja e Umberto Bossi-t zbuloi dhe faktin se djali i tij ishte diplomuar në Shqipëri pa frekuentuar universitetin në vendin tonë.
“Mësova për diplomimin tim në Shqipëri vetëm pas këtij hetimi”, deklaroi Renzo Bossi gjatë marrjes në pyetje bashkë me babain e tij, të cilët u përpoqën të mbroheshin për akuzën e blerjes së diplomës nga Universiteti Kristal në Tiranë me paratë publike të partisë.
“Diplomën e kam parë vetëm pasi u publikua gjatë hetimeve. Mbeta i habitur pasi edhe ditëlindja në diplomë ishte shkuar gabim”, ka shtuar Bossi,
Djali i Umberto Bossit ka vazhduar më tej duke thënë se nuk e dinte se ish-punonjësi i Thesarit në Ligën e Veriut kishte ndërmjetësuar diplomimin e tij në Shqipëri raporton Panorama.
Renzo Bossi që në Itali njihet me nofkën “Trofta”, për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës së tij, i befasoi të gjithë kur tha se, ai në fakt kishte në plan që të shkonte për të studiuar në SHBA./a.m.