Me një këmbëngulje fëminore, por që natyrisht vinte dhe vjen si e tillë nga frika ndaj kontrollit (skanimit) ndërkombëtar dhe filtrit nga “dora” e tyre e pavarur, Basha arriti të sillte në Tiranë Ndihmës Sekretaren e Shtëpisë së Bardhë, Victoria Nuland.
Pas daljes nga takimi i djeshëm Basha nuk dukej se kishte marrë atë që kishte kërkuar, sepse natyrisht që rruga nga SHBA-ja e Nuland nuk do të ishte kurrësesi për të ardhur dhe për t’i hequr procesit të reformës “përfshirjen e ndërkombëtarëve në Proces”. Kjo natyrisht që për Bashën dhe PD-në është një shuplakë tjetër që ju bë nga ndërkombëtarët. Këtë herë, nga Ndihmës Sekretarja e SHBA-ve, jo shaka. Nuk ishte as ambasadori Lu, as Vlahutin (që PD i ka shpallur si “të shitur”), por ishte direkt Shtëpia e Bardhë. E cila tha hapur që punon për atë që moton e tij ka shprehjen “We Can”, pra “Ne Mundemi”.
Ky mesazh i Nuland në fakt ishte edhe shuplaka ndaj Bashës, të cilit dje i tha se “Kam ardhur nga SHBA për të të thënë se “Ne Mundemi”, pra, “SHBA-të nuk bëjnë prapa në qëndrimet e tyre për sa kohë bëhet fjalë për nxitjen e demorkacisë dhe vendosjes së drejtësisë“.
Sipas informacioneve të deritanishme, Nuland i ka propozuar Bashës atë që Basha në fakt e ka fobi. Nuk i dha natyrisht vendet e rezervuara, por i dha mundësinë e përfshirjes në një proces skanimi i cili do të mbikqyret dhe drejtohet nga ndërkombëtarët. Si “hakmarrje, Nuland mesa duket i ka thënë Bashës se në këtë proces nuk do të marrë pjesë vetëm BE, por edhe SHBA-të. E thënë ndryshe, në kohën kur Basha kërkonte shmangien e kontrollit ndërkombëtar në procesin e skanimit, Nuland i ka dhënë shuplakën e dytë, duke shtuar edhe SHBA-të përpos BE-së në proces. Kësaj populli i thotë “Tafmaja e madhe, të le pa gjë”
Nga ana tjetër kryeministri Rama la të kuptohet se ky propozim i Nuland e ka mbështetjen e mazhorancës, duke u shprehur se kishte me Ndihmës Sekretaren “Dakordësi Qëndrimesh”, duke treguar gjithashtu se fakti që PD-ja do jetë në një komision skanimi nuk cënon thelbin e reformës për sa kohë do të jenë partnerët ndëkombëtarë që do të drejtojnë dhe mbikqyrin rreptësisht procesin.
A do ta pranojë opozita më në fund reformën, apo sërisht siç shpehet ambasadori Lu, “do të gjejë gjtihmonë një justifikim për të mos e votuar atë”. (lexo.al)