Kreu i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi ka deklaruar sot se LSI nuk është anashkaluar në negociatat për çështjen e shumëdebatuar të reformës.
Në një deklaratë për mediat, Xhafaj, theksoi se kërkesa e kreut të grupit të LSI-së, Petrit Vasili ishte mëse e natyrshme, për të informuar grupin e tij në detaje me gjithë sa po negociohet, por nuk ka asnjë anashkalim të LSI në këtë proces.
“Ishte një kërkesë e natyrshme që të informohej kreu i grupit të LSI për negociatat dhe ecurinë e tyre dhe kjo është bërë në vijim pas kësaj kërkese. Jemi takuar, i kemi sqaruar gjithë këtë aspekt, bëhej fjalë vetëm për një komponente të procesit, pasi nuk është negociatë që bëhet në mbledhje, por mes dy forcave PS-PD, për një çështje të vetme”- tha Xhafaj raporton Panorama.
Dje greu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i dërgoi një letër kreut të Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ku i kërkon transparencë për negociatat më të fundit mes mazhorancës dhe opozitës.
Letra e Vasilit vjen pasi zv.ndihmës Sekretarja Amerikane e Shteti, Viktoria Nuland u shpreh se në 24 orët e fundit Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë bërë një propozim të ri për gjetjen e kompromisit.
“Si anëtar i komisionit të posaçëm të reformës në sistemin e drejtësisë kërkoj nga ju të informohem konkretisht lidhur me këto variante zgjidhjeje, të cilat po negociohen, pasi kjo është një domosdoshmëri politike dhe parlamentare si dhe detyrim i imi edhe në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të LSI për të informuar grupin parlamentar si dhe për formësuar një qëndrim politik e profesional të argumentuar lidhur me to. Ne se ky negocim është tërësisht konfidencial dhe është ë pamundur për të më informuar konkretisht për të dhe variantet konkrete që diskutohen, ju lutem më informoni edhe për këtë”- thuhej ne leter./a.m.