Ministri francez i Brendshëm, Bernard Cazeneuve u shpreh sot se Kampionati Evropian i Futbollit 2016 i organizuar në Francë ishte një sukses i plotë, pavarësisht shkallës së lartë të kërcënimit terrorist.
“Pavarësisht një konteksti shoqëruar me kërcënime në një nivel mjaft të lartë, Euro-2016 ishte një arritje në planin e sigurisë”, deklaroi Bernard Cazeneuve për median në Ministrinë e Brendshëm, duke falenderuar punën e efektivëve të policisë së rendit. Ai njoftoi se janë regjistruar rreth 1.550 arrestime dhe 64 raste të shoqërimit në kufi gjatë muajit të kompeticionit të futbollit./a.k